Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin javor: 22 të arrestuar/proceduar, bllokohen 17 makina

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e aktiviteteve të saj gjatë javës së kaluar, duke u fokusuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë kontrollove të rregullta, janë arrestuar dhe proceduar gjithsej 22 shtetas, përfshirë 8 persona të arrestuar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, një prej të cilëve tentoi të korruptonte një punonjës të policisë me 50 euro për të shmangur ndëshkimin.
Po ashtu, janë proceduar 7 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 2 për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. 3 shtetas janë proceduar për drejtimin e automjetit pa lejen e duhur.
Në kuadër të masave të sigurisë, gjatë javës janë tërhequr 15 automjete që bllokonin hapësirat për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, dhe janë bllokuar gjithsej 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore. Gjithashtu, janë vënë 11,442 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur dhe të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për mjetet e transportit publik ose që bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.
Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:
Policia Rrugore e Tiranës
Fokusi i Policisë Rrugore të Tiranës, përmbushja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve rrugore.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë javës së fundit, janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 22 shtetas konkretisht:
-8 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt(gjendje të dehur) njëri prej të cilëve ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë me një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor;
-2 shtetas të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
-7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
-2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike;
-3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt(pa lejen përkatëse të drejtimit).
Gjithashtu, gjatë javës janë tërhequr 15 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.
Më tej, përgjatë javës, janë vënë 11 442 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetin në gjendje të dehur apo në efektin e alkoolit, si dhe të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për mjetet e transportit publik apo ku bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.
#Policia #Rrugore #Tiranës #bën #bilancin #javor #të #arrestuarproceduar #bllokohen #makina
Java News