Bufi bashkë me një dynja kujtuan se këneta u bë kos –

Teksa zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë gjithnjë e më shumë, beteja e elektorale mes partive sa vjen e “përshkallëzohet”.
Këtë herë kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën dhe aleancën e PD-së të Sali Berishës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se sot një qytetar demokrat nga Kavaja iu bashkua skuadrës së Elisa Spiropalit.
“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, shkruan ama për kandodatët e PS për Kavajën.
Aleanca për Kënetën Madhështore, siç ai cilëson koalicionin e PD, i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës.
“Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, shkruan Rama.
Postimi i plotë
Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.
Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar
Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030
AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës.
Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti.
Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit.
#Bufi #bashkë #një #dynja #kujtuan #këneta #bë #kos
Java News