Aktualitet
Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie për tragjedinë e Koçanit –

Qeveria do të vendosë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.
“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria sipas medias maqedonase.
Deri më tani raportohet për 59 viktima dhe 155 të plagosur, ku 18 janë në gjendje kritike për jetën.
#Qeveria #maqedonase #shpall #shtatë #ditë #zie #për #tragjedinë #Koçanit
Java News