Aktualitet

Nuk më duhet më jeta –

Të afërmit e viktimave të tragjedisë së zjarrit në klubin e natës në Koçan, Maqedoni, janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit, duke kërkuar me dëshpërim më shumë informacion nga autoritetet për fatin e të dashurve të tyre.

Një nga ata është Dragi Stojanov, banor lokal, i cili u njoftua se djali i tij 21-vjeçar, Tomçe, ishte mes 59 personave që humbën jetën në tragjedinë e rëndë.

“Ai ishte i etmi fëmijë që kisha. Nuk më duhet më jeta… 150 familje janë shkatërruar. Fëmijë të djegur… Ka vetëm trupa, thjesht trupa brenda klubitv”, tha Stojanov, i cili po përjeton një dhimbje të paimagjinueshme pas humbjes së djalit të tij.

Tragjedia ka tronditur të gjithë qytetin dhe ka lënë pas një gjurmë të thellë dhimbjeje për familjet e viktimave. Të afërmit vazhdojnë të presin informacionin nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

#Nuk #më #duhet #më #jeta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button