Aktualitet

Është stacioni i fundit i shpëtimit të vendit nga e shkuara –

Në rubrikën e përditshme “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në replikë me një ndjekës që mendon se Shqipëria nuk duhet të bëhet pjesë e unionit që është në krizë, Rama i flet me shifra për të kundërtën, duke thënë se me mbështetjen financiare të BE-së, kur të jemi anëtar, çdo sektor do të ketë një buxhet të shumëfishuar për t’u fuqizuar.

“Në 10 vite morëm mbështetje nga Be diçka më shumë se 1 mld euro. Të njëjtën mbështetje më shumë se 1 mld Euro do ta marrim çdo vit. Kështu që voto për PS që të marrim pasaportën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama përgënjeshtron sjelljen e shtetaseve nga Pakistani e Kurdistani si pjesë e ndonjë plani të qeverisë së tij, por gjithsesi kërkon që mos të harrohet historia jonë me emigracionin.

“Si një shqiptar kurrë nuk duhet të flas e përçmim për askënd tjetër sepse ne e kemi paguar historinë e përçmimit në kurriz”, u shpreh kreu i qeverisë.

Për kryeministrin Rama, anëtarësimi në Bashkimin Evropian duhet të shihet si stacioni i fundit i shpëtimit të vendit nga e shkuara.

#Është #stacioni #fundit #shpëtimit #të #vendit #nga #shkuara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button