Aktualitet
Gjendet e braktisur dhe pa targa makina që përplasi për vdekje 55-vjeçarin në Pogradec, në kërkim shoferi –

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i regjistruar në aksin Pogradec- Qafë Thanë pasditen e sotme, ku viktimë mbeti 55-vjeçari Ilir Mimini.
Mësohet se autori i dyshuar që ka shkaktuar aksidentin, ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në Pogradec.
Gjithashtu autori i ka hequr targat dhe më pas është larguar duke e lënë mjetin në zonë.
Sipas policisë, mjeti i gjetur i braktisur, është mjeti me të cilin është bërë aksidenti. Gjithashtu është identifikuar edhe autori i ngjarjes, ndërkohë që autoritetet po punojnë për kapjen e tij.
#Gjendet #braktisur #dhe #targa #makina #që #përplasi #për #vdekje #55vjeçarin #në #Pogradec #në #kërkim #shoferi
Java News