Aktualitet

Intervistova 80 të ftuar për rreth 10 orë, ndërsa ti… –

Gjatë gjithë ditës së shtunë, Kryeministri Edi Rama theu rekord në podcastin e tij “Flasim” ku prezantoi për rreth 10 orë në transmetim 80 kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste.

Transmetimi maratonë i podcastit të Ramës u mbyll gjatë pasdites.

Në përfundim, Rama u shfaq në një video të shkurtër në Instagram, së bashku me 3 persona që qëndrojnë prapa kuintave për të drejtuar transmetimin teknik.

Kryeministri i drejtohet autorit të emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, ku me krenari i thotë se ka intervistuar 80 persona në transmetim maratonë për më shumë se 9 orë.

“Ja pra 9 orë e 43 minuta, unë, një tavolinë, dy kamera, tre çuna. Këta të dy këtu dhe qerosi që iku për iftar. Edhe një kompjuter këtu pa luajtur nga vendi. Fevzi, 80 të ftuar Fevzi, se ti i bën me regjistrim dhe pastaj bën sikur del Live edhe thonë si rri ky Fevziu.

80 të ftuar o Fevzi, edhe për çfarë? Për këtë, kjo është Republika e Shqipërisë ne do ta bëjmë Europian Union Republic of Albania dhe në momentin që çdo shqiptar dhe shqiptare do ta marrë këtë atëherë askush nuk sheh dot më nga lart-poshtë, mua jo e jo se nuk më shohin dot, por asnjërin nga ju dhe do të jemi që të gjithë të lara përpara atyre që na e kanë lënë amanet Shqipërinë në maj dhe të gjithë atyre që u kemi borxh, të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, ka thënë Kryeministri Edi Rama në këtë video të shkurtër.



#Intervistova #të #ftuar #për #rreth #orë #ndërsa
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button