Aktualitet

Protesta mbyllet 1 orë para ‘afatit’, Berisha bën ‘shejtan budallain’: S’e thirra unë këtë…

Ka zgjatur pak më shumë se një orë protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok. Në përfundim, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me këtë protestë, Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar.

Sipas Berishës, “Rama u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve”

Berisha: Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë. Une sot isha spektator. Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve. U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Edi Rama mori sot ndëshkimin më të madh, më të merituar.

I pyetur për listat, se pse nuk ka vendosur më shumë të rinj, Berisha tha: “Janë qartësisht mbi kuotat”.

#Protesta #mbyllet #orë #para #afatit #Berisha #bën #shejtan #budallain #thirra #unë #këtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button