KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë, si ndahen votat! Cila forcë politike mund të krijojë qeverinë e re –

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë të zhvilluara në datën 9 shkurt.
Nga të dhënat e KQZ rezulton se Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë 396 mijë e 787 vota ose 42.3%.
Ndërkohë forcë e dytë ëhstë renditur Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind;
Ndërsa subjekti i tretë politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, i 171 mijë e 357 vota apo 18, 27 për qind;
Kurse AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni i kanë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.
Me këtë rezultat asnjë nga forcat politike nuk do të mund të formonte e vetme qeverinë. Tashmë pritet që ditët në vijim të shihet se si do të shkojnë negociatat për krijimine qeverisë së re në Kosovë.
Sipas Kodit Zgjedhor, do të jetë VV e cila si forcë e parë politike do të ketë mundësinë të krijojë qeverinë, nëse nuk e arrin atëherë kjo mundësi i kalon PDK-së.
Nëse asnjë nga forcat politike nuk formon dot qeverinë atëherë Kosova do të ripësërëisë zgjedhjet.
Ndarja e mandateve
LVV – 48 mandate
PDK – 20.95% – 24 mandate
LDK – 18.27% – 20 mandate
AAK NISMA- 7.06% – 8 mandate
Lista Serbe – 4.26% – 9 mandate
Partia serbe LDM – 1 mandat.
Partitë joserbe – 10 MANDATE
Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.
#KQZ #shpall #rezultatin #përfundimtar #të #zgjedhjeve #në #Kosovë #ndahen #votat #Cila #forcë #politike #mund #të #krijojë #qeverinë
Java News