Tech

Të gjitha në një vend! Tani s’do të humbisni asgjë nga grupet e bisedave në WhatsApp – JavaNews.al

WhatsApp nuk pret gjatë për të kryer përditësime dhe tani po ndryshon kthimin e përgjigjeve.

Sipas WABetaInfo, platforma po sjell një opsion që i grupon të gjitha përgjigjet për të njëjtin mesazh në një vend.

Për momentin, përdoruesit mund t’i përgjigjen direkt një mesazhi dhe origjinali shfaqet në krye të tij. Por ata duhet të klikojnë çdo përgjigjje për të parë nëse ka më të hershme apo mesazhin e parë.

Përditësimi i ri e eliminon këtë dhe çdo mesazh i lidhur me temën do të shfaqet në të njëjtin vend  duke e bërë më të qartë kursin e bisedës.

Përditësimi është ende në zhvillim, por do të jetë i disponueshëm për bisedat individuale apo në grup, komunitetet dhe kanalet. Për këta të fundit do të jetë edhe më i dobishëm sepse është sfiduese që të ndjekësh një bisedë mes shumë njerëzve.

Nuk ka ende një datë se kur përdoruesit do ta kenë në aplikacion, por duke qenë se shfaqet në vesionin beta, duket se nuk do të marrë shumë kohë.

#Të #gjitha #në #një #vend #Tani #sdo #të #humbisni #asgjë #nga #grupet #bisedave #në #WhatsApp #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button