Sport

Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe shënoi golin e fitores! Muriqi i bën të gjitha te Majorka

Majorka ka mposhtur Espanjolin me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku Muriqi ishte protagonisti kryesor. Sulmuesi shqiptar shënoi autogol në minutën e 53-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës katalanase. Vetëm 10 minuta më vonë Majorka fitoi të drejtën e penalltisë dhe pranë topit shkoi pikërisht “pirati”. Por edhe këtë herë fati nuk ishte me të, pasi nuk mundi të shënonte dot nga 11 metrat.

Por surprizat e kësaj ndeshjeje nuk përfundojnë këtu. Në minutën e fundit të kohës së rregullt vendasit fituan sërish një penallti, por këtë herë ai që gaboi ishte Larini. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it u vendos që penalltia të përsëritej, për shkak se lojtarët e Espanjolit hynë përpara kohe në zonën e rreptësisë. Përsëritjen e 11 metërshit e mori përsipër që ta kryente Vedat Muriqi. Këtë herë fati ishte në krahun e tij, duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë Majorkës fitoren 2-1./Sport Ekspres/

#Shënoi #autogol #humbi #penalltinë #dhe #shënoi #golin #fitores #Muriqi #bën #të #gjitha #Majorka
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button