Aktualitet

Dash Sula do rikthehet në PD, i rreh zemra për demokratët –

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh edhe drejtuesi politik për Lezhën, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e Dashnor Sulës, i cili u lërgua nga PD pasi nuk u përfshi në listat e sigurta.

Sipas Gjekmarkajt, vendimi i Sulës ishte i momentit dhe ai shpreson se do të rikthehet sërish, pasi siç e përshkroi “është me zemër tek demokratët”.

Për deputeten Dhurata Çupi, e cila është në listën e hapur Gjekmarkaj deklaroi se ka bindjen se ajo do të jetë në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Janë në dy kolegë që kanë bërë opozitë efikase. Janë natyra të ndryshme të komunikimit publik. Edhe Çupi  është në listat e hapura, mendoj se i ka mundësitë për të qenë në parlamentin e Shqipërisë, juriste, politikane e rafinuar e PD.

Diferencën sot e bën programi i PD që është ekselent. Zonja Çupi do jetë një zëdhënëse e këtij programi dhe do jetë një zonjë e votuar.

Sula është një ngjyrim i PD, mendoj se është me zemër në PD. Përtej emocioneve, zoti Sula do jetë krah demokratëve si një përfaqësues i tyre. Zemra e zotit Sula rreh tek demokratët. Mendoj se pas një aritmie në mënyrë metaforike, besoj se  do të kthehet pulsi normal dhe do jetë krah demokratëve për të fituar PD në qarkun e Elbasanit”, tha Agron Gjekmarkaj në News24.

Agron Gjekmarkaj bëri edhe një parashikim për Lezhën, duke thënë se do të marrin një rezultat 5 me 2.

“Besoj që Lezha do ketë një rezultat, atë të 2021 për nga shifrat ku ne morëm 4 deputet, por patëm vota për 5 deputetë, por ndryshimi kushtetues na i hodhi në erë mandatin në Lezhë, besoj se këtë herë do kemi një rezultat 5 me 2 në Lezhë”, tha ai.

Ndërsa për listën e Partisë Socialiste kishte këtë koment: “Unë mendoj që ajo listë është produkt i shumë proceseve, i proceseve që kanë ndodhur me drejtësinë, i hakmarrjeve të brendshme, i nuancave personalë që ai ka krijuar me PS, duket që ai do ta pastrojë PS e tij me PS e dikurshme. PS është një aset kombëtar, por ai ka krijuar një oligarki të vetëm dhe është ky grupi i skandaleve, i korrupsionit, është grupi që nuk kërkon program, por kërkon troje në bregdet dhe favore”.

#Dash #Sula #rikthehet #në #rreh #zemra #për #demokratët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button