Aktualitet

Dele jemi ne? Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin –

Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga kreu i PD-së Sali Berisha kundër mbylljes së TikTok-ut.

Malkaj tha në fjalën e tij se gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër Edi Ramës sepse sipas tij kryeministri do t’i ketë në kontroll të gjitha prandaj do ta mbyll edhe TikTok-un.

“Zonja e zotërinj, djemë, vajza më the e të thashë TikTok-u, ta heqim tik dhe ta lëmë tok. Të jemi tok bashkë të tërë. Më besoni është më mirë, është më bukur kështu. Ky nuk ka inat me TikTok-un, ky që i rëntë damllja atje ku është. Ky nuk ka inat me TikTok-un po ka inat me ne pse kemi TikTok sepse nuk e administron ai sepse është ai që i bënë të tërë, ai që një ditë do ta na heqë edhe ajrin“, tha Malkaj.

Aktori u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në prostesta ashtu si grekët në Athinë dhe serbët në Beograd.

Njerëz, po për TikTok-un pse nuk erdhët? Çfarë iu ka bërë TikTok-u, ku jeni, si jeni, pse jeni? Nuk bëhet gjë pa protestë. Po marr si model i duam apo nuk i duam, po grekët e dogjën Athinën e përvëluan për një gjë që kishte ndodhur 5 vjet më parë. I duam apo nuk i duam serbët e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vuçiç. Po pse ne dele? Ne mesa di unë nga historia ne nuk jemi fis delesh, ne jemi trima. Ja unë jam një trim se i dal ballë atij nuk më dridhet qerpiku”, tha Malkaj.

#Dele #jemi #Grekët #dogjën #Athinën #serbët #shqyen #Beogradin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button