Sport

Tirana ndal Egnatian kryesuese, Skënderbeu befason Vllazinë në minutat e fundit

Egnatia-Tirana dhe Vllazia-Skënderbeu kanë qenë dy sfidat që kanë çelur javën e 30 të “Abissnet Superiore”-s. Bardheblutë kanë arritur të ndalin kryesuesit e kampionatit në Rrogozhinë. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1. Egnatia kaloi e para në epërsi në minutën e 37 me anë të Sotës, ndërsa në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë Soleri ktheu sërish baraspeshën.

Ndërkohë në Shkodër Vllaznia është mposhtur me shifrat 1-2. Nasëri tundi rrjetën në minutën e 10, ndërsa kuqeblutë barazuan sërish në minutën e 49 të takimit. Por kur kronometri po maste minutën e 83-të, ishte përsëri Nasëri ai që e dërgoi topin në rrjetë. Këtë herë për t’i dhënë tre pikë mjaft të vyera Skënderbeut./Sport Ekspres/

#Tirana #ndal #Egnatian #kryesuese #Skënderbeu #befason #Vllazinë #në #minutat #fundit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button