Jam këtu që vajzat e mia të marrin pasaportën e BE –

Endrit Braimllari, ish-eksponent i njohur i Partisë së Lirisë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm gjatë drejtimit të Kryemadhit, ka treguar arsyet pse u bashkua me Partinë Socialiste gjatë podkastit maratonë “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.
Braimllari: Ju falenderoj, për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur mundësinë të suportoj të rinjtë. Në këto zgjedhje, PS ka gjetur një formë për të suportuar të rinjtë. Jam babai i dy vajzave, Siarës dhe Alesias. Angazhimi im është që vajzat e mia të lëvizin me atë pasaportën tjetër. Jo se nuk e duam shqiponjën.
Rama: Shqiponja do të jetë prapë (mdërhyn)…
Braimllari: Pasaporta është nder dhe një mundësi e mirë, dhe PS ka krijuar një mundësi të re në lidhje me këtë qasje.
Braimllari është në listën e hapur të PS për Qarkun e Tiranës.
#Jam #këtu #që #vajzat #mia #të #marrin #pasaportën
Java News