Aktualitet

Studentët mblidhen në Beograd! Makina futet mes turmës, merr me vete një protestuese dhe e përplas në tokë –

Një incident është regjistruar në Serbi ku një automjet është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë përpara edhe një protestuese.

Pasi makina ka ecur disa metra me protestuesen mbi kofano, ajo është përplasur në tokë ndërsa të tjerët i kanë shkuar në ndihmë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Zharkovo” në Beograd, ku makina përplasi turmën që po mblidhej për të shkuar në protesta.

Studentët dhe qytetarët që po niseshin drejt qendrës së Beogradit nga drejtimi i Çukaricës, po mblidheshin në Zharkovo.

Nga incidenti, sipas mediave serbe, kanë mbetur të lënduar 3 persona, ndërsa shoferi i makinës nuk është identifikuar ende.

#Studentët #mblidhen #në #Beograd #Makina #futet #mes #turmës #merr #vete #një #protestuese #dhe #përplas #në #tokë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button