Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit europian –

“Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave dhe përshpejtimi i të gjithë reformave të tjera në veçanti ajo në drejtësi, sepse është gurthemeli i procesit të integrimit europian”. Këtë mesazh përcolli komisionerja e Bashkimit Europian për zgjerimin, Marta Kos, në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Sipas saj integrimi europian është projekt i gjithë shoqërisë shqiptare dhe i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mbështesin projektin e integrimit europian.
“Ecuria për grup kapitullin themelor është i rëndësishëm se me atë u hapën e mbyllën negociatat. Ne jemi të fokusuar drejt objektivave se e dinë çfarë duhet për të sjellë rezultate. Vetë publiku e qytetarët shqiptarë do ta mbështesin këtë punë që po bëjmë. I rëndësishëm që integrimi të jetë projekt i gjithë shoqërisë shqiptare. Të përfshihet çdo qytet fshat e rajon dhe qytetarët të kuptojnë. Do të fillojmë një fushatë komunikimi për të treguar pse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria BE-së. Do bëjmë një sondazh dhe në bazë të gjetjeve do të ndërtojmë një fushatë. Angazhimi im do të jetë bashkëpunimi me shtetet anëtare. Thirrja ime për të vepruar eshë për median që na ndihmoni që Shqipëria të njihet e vlerësohet më shumë në shtetet anëtare, se kjo do ta bëjë vendimmarrjen shumë më të lehtë”.
#Reforma #në #drejtësi #gurthemeli #integrimit #europian
Java News