Aktualitet

Presim nga BE 6 miliard Euro në 3 vite… –

Ministri Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se në periudhën 2024-2027, Shqipëria pret nga BE 6 miliard Euro për të 6-ta vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, kjo shumë do shërbejë për 4 shtylla kryesore që kanë të bëjnë me integrimin në tregun evropian e rajonal. Më tej, u theksoi kundërshtarëve politikë se në këtë proces, është tejet me rëndësi konsensusi.

“Si parakusht për të aktivizuar mundësinë për të përfituar nga reformat e facilitetit të reformave, është edhe hartimi i Axhendës Kombëtare të Reformave, që është miratuar prej disa muajsh në Këshillin e Ministrave.  Është e qartë nevoja për të pasur konsensus të plotë të palëve politike në miratimin e kësaj marrëveshje. Dua të informoj Kuvendin se bëhet fjalë për disa fusha që janë në fokusin e kësaj marrëveshje, konsolidimi reformash që mundësojnë transformim me ekonomi të qëndrueshme. Nga infrastruktura ekonomike efikase  e deri te një kuadër ligjor për tërheqje investimesh. Po ashtu, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe reformimi i mëtejshëm arsimor, për t’u përballur me tregun e ri sot në Evropë. Transformimi dixhital për një Shqipëri dixhitale, për një shoqëri udhëheqëse”, tha Balla në seancë plenare.

#Presim #nga #miliard #Euro #në #vite
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button