Aktualitet

Do ekstradohet në Australi, kapet në Tiranë 44-vjeçari i akuzuar për drogë –

Policia në Tiranë ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet australiane.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”, u ndalua Korab Halilaj, i cili akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

#ekstradohet #në #Australi #kapet #në #Tiranë #44vjeçari #akuzuar #për #drogë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button