Aktualitet

Noka e Vokshi, figura të urryera nga shqiptarët! PD ka rënë në dorën e tyre, por… –

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, i cili u largua nga partia për t’iu bashkuar “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka sulmuar dy kolegët e tij Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

Deputeti demokrat u shpreh se Noka dhe Vokshi janë dy figura të urryera dhe se PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të tyre.

Dashnor Sula: Kur zoti Basha në mënyrë të njëanshme mori një vendim për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, unë dhe kolegët e mi pavarësisht dilemave, jam ndarë për çështje parimore me vendimin e shtator, i kam kërkuar Berishës së Basha nuk do të duhet të ishte në krye të PD.

Gjë të cilën Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, i famshmi Flamur Noka, e famshme Albana Vokshi, ku sot fatkeqësisht PD ka rënë në dorë të këtyre figurave, që nuk mund të them të urryera për demokratët, por jo të pëlqyeshme nga demokratët dhe të urryera nga demokratët shqiptarë.

Besoj se në demokraci vota është e para, isha totalisht votë për një sistem zgjedhor me lista të hapura, pavarësisht se nuk jam në PD dhe u largova për shkak të një vendimi të njëanshëm, dhe jam i vetmi person bashkë me kryetarin e PD të Kavajës që jemi përjashtuar na të gjitha kriteret, dola i pari në Qarkun e Elbasanit dhe nuk u mor parasysh nga Berisha, problemi është më shumë i Flamur Nokës dhe Albana Vokshit të cilët vendosën kriteret duke kërkuar një numër prej 300 bashkatdhetarë të regjistruar, edhe 2000 mund ti bëja.

#Noka #Vokshi #figura #të #urryera #nga #shqiptarët #rënë #në #dorën #tyre #por
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button