Një i plagosur, 28-vjeçari i armatosur tenton t’ia mbathë. Policia sqaron ngjarjen në Laç –

Policia ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në Kurbin, ku pati edhe të shtëna arme mëngjesin e kësaj të enjteje.
Sipas forcave të rendit, efektivët kishin informacione se 28-vjeçari Klaudio Buraku, qarkullonte me armë zjarri në lagjen nr.4 të Laçit dhe në momentin që ndërhynë për ta neutralizuar, kanë dëgjuar të shtëna, e për më tepër i riu ka tentuar t’ia mbathë.
Blutë e Kurbinit ia dolën që të vënë në pranga Burakun, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale, por gjatë ndjekjes, automjeti që ai drejtonte është përplasur me makinën e shërbimeve operacioneve të DVP Lezhë.
Pas neutralizimi të Burakut, policia ka kryer kontrolle dhe i gjeti atij 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), por edhe municion luftarak.
28-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim që nga 2023, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim të pronës.
Nga hetimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se para se të ndërhynte policia, për kapjen e të kërkuarit, në automjetin e tij ndodheshin dhe shtetas të tjerë.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Gjim Buraku, i afërm i Klaudio Buraku ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin Mehmet Domi (26 vjeç), të cilin shërbimet e Policisë e transportuan menjëherë në spital dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se Gjim Buraku pasi ka plagosur 26-vjeçarin, ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga kushëriri i tij dhe është larguar me shpejtësi në këmbë.
Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit të koduar “Hijet”, kanë kapur dhe kanë shoqëruar Gjim Buraku ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
#Një #plagosur #28vjeçari #armatosur #tenton #tia #mbathë #Policia #sqaron #ngjarjen #në #Laç
Java News