Jam i detyruar për shkak të mekanizmit… –

Dr. Erion Dasho, një nga emrat më të spikatur në primaret e Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit, nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë për Boldnews.al, Dasho shpjegoi arsyet e mungesës së emrit të tij në listat e dorëzuara në KQZ.
Ai bëri të ditur se kishte zhvilluar biseda intensive me drejtuesit e PD-së për mundësinë e kandidimit, por kishte vendosur të tërhiqej nga lista e hapur, duke theksuar se kontributi i tij si një figurë e ardhur nga diaspora nuk do të ishte i duhuri në këtë format.
“Në këtë listë meritojnë të kandidojnë figura të Partisë Demokratike që janë në lidhje të përditshme me anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e mundshëm të opozitës.
Në interes të maksimizimit të votës së PD-së, tërhoqa emrin tim nga pjesëmarrja në listën e hapur, duke u uruar sukses kolegëve të tjerë,” – u shpreh Dasho.
Megjithëse e cilëson situatën si një zhgënjim, ai thekson se do të vazhdojë të mbetet opozitar i vendosur kundër rilindjes dhe do të vijojë angazhimin e tij politik.
#Jam #detyruar #për #shkak #të #mekanizmit
Java News