Rruga jonë e vetme është Europa, brenda 2027 mbyllim negociatat –

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së viziton sot Shqipërinë për herë të parë. Komisionerja mbërriti në Kryeministri ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Tashmë po mbajnë një konferencë për shtyp.
“Ne folëm me komisioneren edhe për të shkuarën e cila na ka mësuar në mënyrën më brtuale që pse rruga e vetme e jona është rruga e BE. Ne jemi shumë të vendosur ta përmbushim me sukses objektivi për përfundimin e negociatave brenda 2027. Ambicia im, e jonë është q shqiptarët të mbajnë pasaportën e BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se do donte që pritja e Kos të kishte ndodhur në një ditë me diell dhe jo shi, por shtoi se “ia sqarova Martës se shiu është bereqet”.
Rama shpjegoi se për Shqipërinë ishte lajm i mirë që Komisionere e Zgjerimit u zgjodh një përfaqësuese e rajonit, teksa tha se Shqipëria do ta meritojë këtë anëtarësim.
“Presim komisioneren e BE për zgjerimin në vizitën e saj të parë me shi, edhe pse do donim diell. Por unë e sqarova se shiu është bereqet. Besoj se do jetë një ogur i mirë për planin e zhvillimit dhe fondet shtesë për Shqipërinë.
Është kënaqësi që ju presim këtu në Tiranë. Dhe qysh në fillim dua ta përsëris publikisht se ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE-së, edhe e jona. Duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vetë dhe sot është një anëtar krenar i BE-së, Sllovenia.
Dhe sidoqoftë duke e pasur gjakun më pranë nesh më vjen jashtëzakonisht mirë për këtë moment ku ne jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe ju për të na mbështetur pa rezervë. Por ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë por të marrë çdo ditë, mbështetje e një institucioni të madh dhe shumëkërkues siç është BE-ja. Të cilën ne jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Ne e dimë se nuk ka alternative tjetër, sepse e dimë se s’ka alternative të lirisë individuale, të barazisë para ligjit, të bashkëjetesës në diversitet”, tha kryeministri mes të tjerash.
Takime komisionerja do të zhvillojë edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.
#Rruga #jonë #vetme #është #Europa #brenda #mbyllim #negociatat
Java News