Aktualitet

“Gërvalla ishte aty, por shumë e izoluar” – Rashiti: Dështimi diplomatik dhe i marrëdhënieve politike në Zvicër është i thellë

Korab Rashiti, deputet në Bern të Zvicrës, ka theksuar se koncerti i organizuar nga Ambasada e Kosovës me Filharmoninë e Kosovës mbrëmë në Zvicër ka qenë një dështim diplomatik, raporton .

Sipas tij, pothuajse asnjë politikan zviceran dhe diplomat i huaj nuk ishte i pranishëm, ndërsa zonja Gërvalla, e pranishme në ngjarje, ishte e izoluar.

Rashiti ka shtuar se të gjithë senatorët dhe deputetët e kantonit të Bernës ndodhen aktualisht në qytet, duke treguar thellësinë e dështimit të marrëdhënieve diplomatike të Kosovës në Zvicër.

Ai ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm në diplomaci, veçanërisht në Zvicër.

Lajmi i plotë:

Mbrëmë, Ambasada e Kosovës organizoi një koncert me Filharmoninë e Kosovës në Zvicër. Sipas burimeve, pothuajse gati asnjë politikan zviceran dhe pothuajse gati asnjë diplomat i huaj nuk ishte i pranishëm. Zonja Gërvalla ishte aty, por shumë e izoluar.

Megjithatë, në këtë periudhë, të gjithë senatorët, këshilltarët kombëtarë dhe deputetët e kantonit të Bernës ndodhen në Bernë.

Dështimi diplomatik dhe i marrëdhënieve politike në Zvicër është i thellë dhe pasojë e qeverisë në largim.

Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet një ndryshim në diplomaci, veçanërisht në Zvicër.



#Gërvalla #ishte #aty #por #shumë #izoluar #Rashiti #Dështimi #diplomatik #dhe #marrëdhënieve #politike #në #Zvicër #është #thellë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button