‘Aleanca Greqia Madhështore’ Berisha-Beleri, rrezik për interesat kombëtare shqiptare –

Juristi Kreshnik Spahiu ironizon në Report Tv koalicionin e Sali Berishës. Spahiu thotë me ironi se kjo nuk është aleancë shqiptare, por është Aleancë për Greqinë Madhështore dhe paraqet rrezik për interesat kombëtare shqiptare. Në koalicionin e Berishës jo vetëm që janë bërë bashkë grekë e çamë, por edhe një seri partish politike të panjohura.
“Një të vërtetë ka, se është madhështor se kalon kufijtë e Shqipërisë, por nuk është aleancë shqiptare. Është aleancë për Greqinë Madhështore se për herë të parë kemi konsolidim të dy rrymave politike, që kanë konsideratë një qëndrim politik prej disa vitesh, duke nisur që nga zgjedhjet lokale, që ka marrë përmasa me pasoja të rënda për Shqipërinë. Konflikti mes Greqisë dhe Shqipërisë arriti kulmin, ku Greqia për shkak të konfliktit në Himarë kërkoi të bllokojë integrimin dhe kjo erdhi për shkak të aleancës madhështor e për Greqinë. Çfarë do të ndodhte me Kurtin, nëse Kurti sot do krijonte aleancën për kos madh, duke krijuar qeverinë me serbët në Kosovë, pasi edhe ai nuk arrin dot kuotimin e votave. Pavarësisht kritikave që kemi për Kurtin, Kurti nuk e bën një gjë të tillë se të gjithë. Aleanca Beleri-Berisha është një Aleancë për Greqinë madhështore kundër interesave të kombit shqiptar. Nëse do lexoni një intervistë të Berishës në mediat greke është poshtërues se si trajton dy partitë e Shqipërisë, Italinë dhe Turqinë, duke i sulmuar indirekt, duke i konsideruar si marrëdhënie korruptive”, tha Spahiu.
#Aleanca #Greqia #Madhështore #BerishaBeleri #rrezik #për #interesat #kombëtare #shqiptare
Java News