Do të kemi një grup parlamentar dyshifror pas 11 majit –

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë është transmetuar edhe audio-mesazhi i presidentit të kësaj partie, Ilir Meta, nga paraburgimi.
Ilir Meta është shprehur i bindur se koalicioni me PD-në do të sjellë rotacionin politik në vend më 12 maj.
“Koalicioni historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe rrugën e re të realizimit të programit tonë politik që i jep fund shpopullimit të vendit.
Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Ne do të jemi krenar më 12 maj në përmbysjen e narkoregjimit dhe narkoekonomisë që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë, por kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur.
Ky është një koalicion vlerash, që në themel të të cilit qëndron patriotizmi dhe vlerat e familjes.
Partia e Lirisë ka edhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga kodi antidemokratik i Rilindjes ku do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në prill 2021.
Megjithatë, ne do të kemi një grup parlamentar dyshifror për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues. Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë.
Është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate sepse kjo na ndihmon edhe ne për të fituar më shumë mandate në listat e hapura. Në marrëveshjen e koalicionit janë të 5 prioritetet e Partisë së Lirisë”, tha Meta.
#të #kemi #një #grup #parlamentar #dyshifror #pas #majit
Java News