Aktualitet

11 Maji/ Nga Romina Kuko tek Lindita Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS –

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që do të jenë në lista të mbyllura dhe ato në lista të hapura.

Në listat e mbyllura pritet të jenë Evis Kushi, Lindita Nikolla, Milva Ekonomi dhe Etilda Gjoni.

Romina Kuko, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet të jetë në listat e mbyllura të Korçës. Ndërsa Damian Gjiknuri pritet të jetë në listë të hapur të kandidatëve në qarkun e Vlorës.

Ndërkohë mesazhi që Rama u përcolli sot deputetëve në grupin parlamentar se, ai që ka qenë deputet më herët do garojë në listë të hapur, duket se ka ngjallur pakënaqësi mes socialistëve edhe pse nuk kanë dalë hapur.

Megjithatë deri në mesnatën e 12 marsit, kur do të jetë afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ, pritet të sheshohen këto pakënaqësi.

Për vendin e tij, Rama tha sot se ende është i paqartë, por ngriti pikëpyetje se mund të mos garojë për deputet.

Sakaq, grupit socialist iu bëri të qartë se, grupi i ardhshëm parlamentar socialist do jetë në pjesën dërrmuese totalisht me emra të rinj. Me këtë ‘skemë’ të re, kryeministri Rama thotë se synohet një ‘transfuzion gjaku në PS’.

Të parët që fitojnë mandat janë ata kandidatë që janë në lista të sigurta ndërsa në listën e hapur do të fitojë kandidatët që kanë më shumë vota.

#Maji #Nga #Romina #Kuko #tek #Lindita #Nikolla #emrat #grave #që #pritet #të #jenë #në #listat #mbyllura #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button