Berisha në Parlament, fyerje për popullin –

Për analistin Frrok Çupi, shumë kandidatë për deputetë janë për në SPAK ose në burg, si dhe dëshirën e Berishës për të qenë në Parlament e etiketoi si një fyerje.
Sipas tij, të rinjtë nuk e dinë të shkuarën e Berishës dhe se ka humbur kujtesa e brezit lidhur me ndodhitë që e kanë prekur vendin në këto 30 vite.
”Kjo që po ndodh tani me të inkriminuarit dhe jo të inkriminuarit vjen për herë të parë kaq e vrullshme. Ka shumë të damkosur që janë kandidatë për në SPAK, për në burg për shumë vite. Kësaj here ka shpresë që do të jetë e fundit nga legjislatura që mund të kemi kriminel në parlament, nëse deri më sot këta të dyshuar kanë ardhur nga fshati dhe thonin që do votosh për mua, tani nga kryesia e shtetit janë të inkriminuar në parlament. Berisha kërkon të futet në parlament ,është një fyerje. Meta është i neveritur në popull.
Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur tërmete, ka humbur kujtesa e brezit. Po t’ju thuash të rinjve voto për berishën votojnë sepse e njohin një plak me tabletë në dorë. Ashtu e mendojnë, kjo do të thotë që shoqërisë po i ikin vlerat. Ose të mësohemi që për një kohë të qeverisemi nga kriminel”, u shpreh ai.
#Berisha #në #Parlament #fyerje #për #popullin
Java News