Aktualitet

Rialokimi i 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit ndez debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit –

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit solli debat mes këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve të bashkisë. Shkak ishte rialokimi i fondeve të pashpenzuara të rindërtimit dhe procesi i shpronësimeve për rikonstruksionin e një rruge në Ishëm.

Këshilltari i PD-së, Ardian Muka ngriti dyshime mbi menaxhimin e fondit 8 milionë euro.

Sakaq, nënkryetari Elio Jani sqaroi se procesi i rindërtimit vazhdon dhe fondet për vitet 2023-2024 janë për investime të kryera, por ende të palikuiduara.

Opozita e përfaqësuar nga Jonuz Myshketa dhe Ardian Muka kërkoi një dëmshpërblim më të drejtë për banorët, duke e konsideruar fondin prej 400 mijë lekësh të pamjaftueshëm.

Nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani, sqaroi se kjo shumë vlen për tokën bujqësore dhe se bashkia po vepron sipas ligjit dhe vlerave të tregut.

Pavarësisht kundërshtimeve, rialokimi i fondeve për vitin 2025 u miratua me shumicë votash. Sakaq të 5 pikat e rendit të ditës kaluan për miratim me shumicë votash.

VENDIMET E MIRATUARA:

1. Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë durrës, për muajin shkurt 2025

2. Për miratimin për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e aktmarrëveshjes së financimit ndërmjet sipërmarrësit “dule” shpk dhe përfituesit bashkia durrës, për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore rrashbull, njësia administrative rrashbull, bashkia durrës

3. Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 400 703.84 (katërqindmijë e shtatëqind e tre, pikë tetëdhjetë e katër) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi publik me objekt: “rikonstruksion rruge në njësinë administrative ishëm”

4. Për rialokimin e fondeve të rindërtimit të pashpenzuara në vitin 2024, që do të trashëgohen në vitin 2025

5. Për miratimin e ndreqjes së gabimit me karakter material në vkb-në nr. 116, datë 24.12.2024 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2024-2025”.

#Rialokimi #mln #eurove #të #papërdorura #të #rindërtimit #ndez #debate #në #Këshillin #Bashkiak #të #Durrësit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button