Aktualitet
Arrestohet një person në Prishtinë pasi u kap me 15 mijë euro, dyshohet se e shmangu tatimin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 15 mijë euro, për të cilat, sipas policisë, nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Sakaq, policia rastin e ka cilësuar si “shmangie e tatimit”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 €, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohet #një #person #në #Prishtinë #pasi #kap #mijë #euro #dyshohet #shmangu #tatimin
gazetablic.com