Aktualitet

Durrësi e nis më herët sezonin turistik, grupet e para të pushuesve priten që në Prill –

Sezoni turistik duket se nis më herët këtë vit, ndaj edhe përgatitjet janë të dukshme kudo në zonën e plazhit.

Kontratat me agjenci të huaja janë lidhur prej kohësh ndërsa menaxherët e hoteleve thonë se që në muajin Prill pritet ardhja e grupeve të para me turistë të huaj. Bazuar dhe tek kontratat, pritshmëritë janë që ky vit turistik të jetë më i mirë.

Në pikun e sezonit turistik duket se do të jetë e vështirë të gjenden dhoma të lira, pasi muaji Korrik dhe Gusht nuk kanë më hapësira për rezervime.

Shumica e hoteleve cilësore në zonën turistike nga Durrësi deri në Qerret, në një vijë bregdetare po aplikojnë paketat ‘all inclusive’, ku turistët e huaj kanë të parapaguar ushqimin, akomodimin, aksesin në plazh dhe SPA Center.

Ajo që vihet re gjatë dy viteve të fundit në këtë zonë është edhe rritja e ndërtimeve të reja, pasi ka një kërkesë në rritje nga viti në vit nga ana e agjencive të huaja turistike për bregdetin shqiptar.

#Durrësi #nis #më #herët #sezonin #turistik #grupet #para #të #pushuesve #priten #që #në #Prill
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button