Aktualitet

Tentim vrasje në Prishtinë, të dyshuarit gjuajnë me armë zjarri drejt një burri

Një burrë ka raportuar në polici se dy të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht.

Sipas policisë, njëri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtina, të enjten pasdite.

”Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.



#Tentim #vrasje #në #Prishtinë #të #dyshuarit #gjuajnë #armë #zjarri #drejt #një #burri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button