Sport

E FUNDIT/ Përmbysje e madhe e Milanit, Pulisiçi kthen shifrat në 2-3 në minutat e fundit

Milani ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Leçen me shifrat 2-3 në transfertë. Kërstoviçi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7, ndërsa në të 59-n ishte po ai që dyfishoi rezultatin për verdhekuqtë.

Milani ngushtoi diferencat 9 minuta më vonë, falë autogolit të Galos. Më pas ishte Pulisiçi ai që realizoi përmbysjen e madhe me dy golat e tij në minutën e 72-të dhe të 81-të. Tashmë Milani shkon përkohësisht në vendin e 8, me 44 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/

#FUNDIT #Përmbysje #madhe #Milanit #Pulisiçi #kthen #shifrat #në #në #minutat #fundit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button