Sport

VIDEO/ Qazim Laçi jep asist në derbi, Sparta e Pragës merr fitoren e rëndësishme për garën e titullit kampion

Sparta e Pragës ka triumfuar në derbin kundër Slavias. Kampionët në fuqi të Çekisë kanë fituar me shifrat 2-0 këtë mbrëmje. Protagonist në këtë ndeshje të veçantë ishte edhe Qazim Laçi. Mesfushori shqiptar dha asistin në golin e parë të shënuar në minutën e 51-të. Laçi dha krosimin nga goditja e këndit, ndërsa më pas Zeleni e dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtjeje me kokë. Vetëm 6 minuta më vonë Haraslini dyfishoi shifrat dhe hipotekoi përfundimisht fitoren.

Një trepikësh mjaft i rëndësishëm për Spartën e Pragës, e cila tashmë ka ngushtuar diferencën me Slavian e vendit të parë në 10 pikë. Në lojë janë edhe 10 ndeshje, çka do të thotë se Sparta e Pragës ka 30 pikë në dispozicion për t’i rrëmbyer kreun e renditjes Slavias së Pragës./Sport Ekspres/

#VIDEO #Qazim #Laçi #jep #asist #në #derbi #Sparta #Pragës #merr #fitoren #rëndësishme #për #garën #titullit #kampion
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button