Aktualitet

Zgjedhjet/ Socialistët i japin rëndësinë e duhur diasporës, Rama dhe drejtuesit politikë përqendrojnë fushatën në Itali dhe Greqi! Vendoset slogani?!

Nisi në orën 13:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:55. Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politik të PS në qarqe.

Risia për këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. A2 CNN mëson se fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, me rreth 100 mijë.

Rama dhe drejtuesit politik të PS do të jenë të pranishëm në takimet me diasporën për të kërkuar votën.

Sakaq, mësohet po ashtu se raportimi i ministrave në takimin e djeshëm dhe të sotëm ka qenë për atë çfarë do të premtojnë gjatë fushatës.

“Programin elektoral të PS, Rama e ka bërë gati prej kohësh, është i rakorduar mes punës qeveritare dhe punës së pushtetit lokal, ku tashmë do të jenë një ekip që synon mandatin e katërt”, raportoi Beleshi.

Ndërkohë slogani i mundshëm i PS në këto zgjedhje pritet të jetë, “Me ne në BE, me ata në kënetë?”. Kjo pasi, integrimi në Bashkimin Europian është karta e PS sa i përket objektivit kryesor në këtë fushatë.

#Zgjedhjet #Socialistët #japin #rëndësinë #duhur #diasporës #Rama #dhe #drejtuesit #politikë #përqendrojnë #fushatën #në #Itali #dhe #Greqi #Vendoset #slogani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button