Aktualitet

Kurti e godet Prokurorinë Speciale nga Gjilani: Po e lufton Qeverinë, jo korrupsionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të sistemit të drejtësisë, pasi refuzoi të paraqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore.

Nga Gjilani, Kurti ka thënë se përderisa Prokuroria nuk ndryshon qasje edhe as udhëheqje nuk kam për të shkuar aty.

Tutje, Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij.

Sipas Kurtit, ka pasur raste më parë kur “hetuesit kanë ardhur në zyrën e kryeministrit, edhe madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe të pandehur”.

Unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë që jam edhe i gatshëm edhe i interesuar që të japë dëshmi. Unë e mirëpres Prokurorinë në zyrën e Kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët kanë ardhur në zyrën e Kryeministrit, madje jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj nuk ka asnjë arsye që kjo të mos vazhdohet”, ka thënë Kuri.

“Qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të jepet ky intervistim dhe të kryhet dëshmia nga ana ime, nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme do të vinte tek ne, shtrohet pyetja pse i humbë Prokuroria 3 muaj, për mua Prokuroria është me e interesuar që të puth ballinat e ndonjë portali sesa të sjell drejtësi”, ka thënë Kurti.



#Kurti #godet #Prokurorinë #Speciale #nga #Gjilani #lufton #Qeverinë #korrupsionin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button