Aktualitet

Berisha paraqitet sot në SPAK, militantët e tij protestë para Prokurorisë së Posaçme –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, mbështetësit e Berishës do të mblidhen para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.

#Berisha #paraqitet #sot #në #SPAK #militantët #tij #protestë #para #Prokurorisë #së #Posaçme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button