Aktualitet

Gjendet i vdekur vëllai i reperit të njohur, Unikkatil –

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur shqiptar Viktor Palokaj (Unikkatil), është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se rreth orës 18:00 kanë marrë njoftim për një person pa shenja jete.

Kur ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje, ata konstatuan vdekjen e 41-vjeçarit. Hetuesit janë angazhuar për të sqaruar shkaqet e vdekjes dhe janë në koordinim me prokurorin për të realizuar veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të rastit.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Vlora Ahmeti, viktima është një mashkull i lindur në vitin 1983. Megjithatë, deri tani, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes dhe hetimet janë duke vijuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

#Gjendet #vdekur #vëllai #reperit #të #njohur #Unikkatil
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button