Sport
Kristjan Asllani humb derbin e Madoninës, do të mungojë në ndeshjen e parë kundër Milanit

Interi është njëri prej gjysmëfinalistëve të Kupës së Italisë. Zikaltrit do të përballen me Milanin për një vend në finale. Kristjan Asllani nuk do të mund të jetë i gatshëm në përballjen e parë me kuqezinjtë.
Mesfushori shqiptar ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë në Kupën e Italisë. Kështu, lojtari i Kombëtares shqiptare do ta humbë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit. Ballafaqimi i parë me kuqezinjtë do të zhvillohet më 2 prill, duke nisur nga ora 21:00./Sport Ekspres/
#Kristjan #Asllani #humb #derbin #Madoninës #të #mungojë #në #ndeshjen #parë #kundër #Milanit
SportExpress