Sport
VIDEO/ Nuk është normal! Ka talent të dhuruar nga Zoti, shihni se çfarë bën Jasir Asani te Gwangju

Edhe Jasir Asani duket në super formë para ndeshjeve të Kombëtares. Futbollisti shqiptar ka ndezur marshin e pestë dhe po shkëlqen te Gwangju.
Dy gola ka realizuar sot në fitoren 2-1 të Gwangju kundër Anyang në kampionat. Goli i dytë ishte dëshmi e gjallë se Asani ka talent të dhuruar nga Zoti, teksa lojtari ynë tregon edhe njëherë tjetër se e majta e tij mund të bëjë diferencën.
Dy gola të shënuara nga Jasir Asani, por i dyti na drithëron mishin pasi kujtojmë golat e tij me Kombëtaren dhe afrimin e marsit. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Nuk #është #normal #talent #të #dhuruar #nga #Zoti #shihni #çfarë #bën #Jasir #Asani #Gwangju
SportExpress