Aktualitet

S’na duhet vetëm fitorja aritmetike –

Nga takimi i tij me socialistët në Kamzë, kryeministri Edi Rama vuri sërish theksin te prioriteti i tij, që është procesi i negociatave me BE-në. “Kemi vendosur bashkarisht që brenda 2027-ës duhet ta mbyllim këtë proces negociatash”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai tha se më 11 Maj, fitorja e Partisë Socialiste nuk duhet të jetë thjesht aritmetike.

“Nëse ndodh, do të ishte negocimi më i shpejtë në historinë e zgjerimit të BE-së. Nuk ka mundësi që ne të humbasim më asnjë muaj! Nuk duhet një fitore aritmetike e PS-së, por një triumf. Një fuqi me votën e shqiptarëve që më 11 Maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë dhe logon që do zgjedhin, por Shqipërinë në rrugën e negociatave dhe janë 1 mijë veta të ulur në të gjitha tryezat që bëjnë negociata. Janë 40 persona që merren vetëm me këtë punë, Tiranë-Bruksel, Bruksel-Tiranë.”

#Sna #duhet #vetëm #fitorja #aritmetike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button