Sport

Janë në garë për titullin kampion

Interi dhe Napoli do të përballen me njëri-tjetrin pasditen e nesërme, duke nisur nga ora 18:00. Një ndeshje e drejtpërdrejtë mes dy garuesëve për titullin kampion, që pritet me interes të lartë nga gjithë opinioni sportiv. Simone Inzagi ka deklaruar sot në konferencë për shtyp se Interi i ka përcaktuar qartë objektivat që pa nisur sezoni, ndërsa shton se kjo sfidë nuk do të vendosë shumë për fituesin e titullit kampion.

“A po fshihet Kontja? Unë flas për veten time. Te Interi objektivat janë shumë të qartë. E thashë që 13 korrik, do të përpiqemi të luajmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe kështu ishte. Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe do të përpiqemi të shtojmë trofetë.

Juventusi? Mendoj se mund të kthehen sërish në garën për titullin kampion. Renditja është e ngushtë. Atalanta, së bashku me ne dhe Napolin, por pa lënë jashtë Juventusin dhe Lacion, që mund të futen sërish. Kjo ndeshje nuk është vendimtare, sepse ka gjithsej 36 pikë të mbetura në dispozicion. Të gjithë e dimë rëndësinë e ndeshjes. Do të na duhet një Inter shumë i mirë, Napoli është një kundërshtar me me vlerë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

#Janë #në #garë #për #titullin #kampion
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button