Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ 3 ditë para mbarimit të afatit, ja sa shqiptarë të diasporës janë regjistruar për të votuar –

Edhe 3 ditë afat ka diaspora, deri më 4 mars, për tu regjistruar në sistemin e KQZ-së për të votuar për herë të parë me postë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri më tani, kanë bërë kërkesë për regjistrim 250 mijë zgjedhës, ndërsa rreth 204 mijë prej tyre janë miratuar. 41.885 zgjedhësve unikë u është refuzuar kërkesa.

Italia, kryeson me numrin më të lartë të emigrantëve të regjistruar, pasuar nga Greqia, Gjermania, SHBA-të e Mbretëria e Bashkuar, ndërsa emigrantët më së shumti janë nga Tiranë.

KQZ ka shpallur objektivin për 250 mijë regjistrime deri më 4 mars, çka me kërkesat është arritur, por pritet të shihet nëse emigrantët e refuzuar gati 42 mijë, do të riaplikojnë sërish derisa të pranohen, dhe se sa të tjerë mund ta kenë lënë aplikimin për në moment të fundit.

#Zgjedhjet #majit #ditë #para #mbarimit #të #afatit #shqiptarë #të #diasporës #janë #regjistruar #për #të #votuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button