Aktualitet
Agjërim të pranuar! –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë në faqen zyrtare të Facebook, Berisha i uroi besimtarëve agjërim të mbarë dhe lutje për pranim të sakrificës së tyre.
“Besimtarë myslimanë shqiptarë, në ditën e parë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të mbarë.
I lutem gjithashtu Zotit, që ta pranojë sakrificën e tyre dhe ta shndërrojë atë në mirësi për ata, familjet e tyre dhe mbarë shoqërinë shqiptare.”
#Agjërim #të #pranuar
Java News