Aktualitet

“Shënjestër” e atentatorëve në Kamzë? Arrestohet 30 vjeçari –

Është arrestuar nga Policia 30 vjeçari Enedjon Kaçi, lidhur me atentatin e 8 ditëve më parë në Kamzë. I riu akuzohet për “moskallëzim krimi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025”, njofton Policia.

Bazuar në hetimet e mëhershme, Kaçi besohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, ndërsa dy autorët e ngjarjes janë ende në kërkim nga Policia. Bëhet fjalë për Fabion. K e Dejvi. M.

#Shënjestër #atentatorëve #në #Kamzë #Arrestohet #vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button