Aktualitet
Tensionet me Trump, Zelensky do të takohet pasdite me Starmer në Londër –

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me kryeminstrin britanik Keir Starmer pasditen e së shtunës në Londër, përpara samitit të liderëve evropiane.
Avioni i presidentit ukrainas u ul në aeroportin Stansted mëngjesin e sotëm, disa orë pas një përplasjeje me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Përpara mbërritjes së tij, Zelensky falënderoi publikisht Donald Trump për mbështetjen e Amerikës pasi takimi i tyre në Zyrën Ovale u shoqërua me tensione, duke ndërprerë papritur bisedimet e paqes midis dy liderëve.
#Tensionet #Trump #Zelensky #të #takohet #pasdite #Starmer #në #Londër
Java News