Nuk kam ftesë për në SHBA, nuk ekziston një vizitë e imja as në 3 mars, as në 20! –

TIRANE- Ndërkohë që eksponentë të lartë të PD si Edit Harxhi, Ed Paloka, Belind Këlliçi, Flamur Noka, gazetarë e analistë pranë tij etj, kanë mbarsur opinionin publik me lajmin se brenda muajit mars, Sali Berisha, do të kryejë një vizitë në SHBA, vetë i zoti i punës e ka përgënjeshtruar kategorisht këtë lajm.
I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme Berisha është pyetur për këtë vizitë të supozuar dhe një vizë speciale nga administrata Trump, të cilën mbështetësit e bëjnë fakt të kryer.
Pyetje: Është e vërtetë që keni prerë biletë për Washington në datën 20 mars dhe pritet të marrë vizë speciale?
Përgjigje: Absolutisht Jo! Nuk është e vërtetë. Nuk kam dijeni, jo nuk kam lobuar. Kam dëgjuar, jepen dhe data si 3 mars se do të kryej një vizitë në SHBA, por nuk është e vërtetë.
#Nuk #kam #ftesë #për #në #SHBA #nuk #ekziston #një #vizitë #imja #në #mars #në
Java News