Aktualitet

“Vishu me kostum”, këshilla e Trump që Zelensky nuk e mori parasysh –

Presidenti amerikan Donald Trump e kishte këshilluar atë të Ukrainës Volodymyr Zelensky që në Shtëpinë e Bardhë të shkonte i veshur me kostum. Por, Zelensky s’e ka marrë parasysh këtë sugjerim dhe shkoi në Washington me të njëjtën veshje ushtaraku, i gjithi me të zeza.

“Trump është ofenduar”, shkruajnë mediat e huaja, duke e theksuar edhe këtë një element që inicioi tensionet mes tyre. Janë veçuar dy momente lidhur me këtë gjë: Së pari, gjatë shtrëngimit të duarve thuhet se Trump e ka ironizuar Zelenskyn duke thënë: Qenka veshur i gjithi sot!

Më pas, reporteri Brian Glenn e ka pyetur presidentin ukrainas: “Pse nuk ke veshur kostum?”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti ndaj Amerikës. Udhëheqësi ukrainas është përgjigjur: Kostumin do e vesh kur kjo luftë të përfundojë. Ndoshta diçka si e jotja, ndoshta më mirë, ndoshta më të lirë….

Që prej nisjes së luftës në 2022-in, e kemi parë thuajse gjithnjë me të zeza ose me veshje ushtaraku. Këtë e ka cilësuar si një “sinjal” për botën që vendi i tij është ende në luftë. Pasqyron edhe solidaritetin e tij me forcat e armatosura dhe për të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit.

#Vishu #kostum #këshilla #Trump #që #Zelensky #nuk #mori #parasysh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button