Aktualitet

“Kjo bën muu…lëre tani”, Rama zbulon “prapaskenat” e 5 viteve heshtje ndaj SPAK –

Për herë të dytë me “Zonjën e Drejtësisë” me vete, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek puna e organeve të drejtësisë. Tha se është Partia Socialiste ajo që i ka dorëzuar “shpatën” SPAK-ut dhe zgjodhi të heshtë 5 vite rresht në respekt të këtij pushteti.

Ai zbuloi pak edhe nga diskutimet e brendshme mes socialistëve, në periudhën e heshtjes publikisht.

“Duke i dhënë shpatën i ke hapur sytë për të parë edhe qafën tënde. PS është bërë edhe organizmi mbi të cilin bëhen edhe operacione kundër korrupsionit. Në këto operacione, sigurisht që ka tumore për të pastruar. Por, ndodh që siç ishte ajo historia që mjekët harruan çadrën në stomak… Ndodhin dhe aksidente në këtë process, spese është praktikë e re. Të mbyllësh gojën 5 vjet me radhë, jo vetëm unë. Të gjithë! Jo me kënaqësi, por ama të gjithë me një vetëdije që po bëjmë gjënë e duhur ama. Kemi pasur shumë debate, momente që ore mirë mo tani. Kjo bën muu…nuk është kështu! Jo lëre! Na ka interesuar që shpatën që e kemi dorëzuar, ta besojmë deri në fund që është e tyre. Kjo është sakrificë e madhe në kuptimin e pushtetit.”

#Kjo #bën #muulëre #tani #Rama #zbulon #prapaskenat #viteve #heshtje #ndaj #SPAK
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button