Aktualitet
Radhët plot në Durrës, primaret janë një “super manifestim demokracie” –

Floriana Garo, e cila është pjesë e listës së primareve të PD-së në Durrës, ka publikuar disa foto nga procesi i votimit në qytetin bregdetar.
Ajo ka theksuar se radhët për të votuar janë plot, duke e cilësuar këtë proces si një “super manifestim demokracie.”
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Garo shkruan: “Primaret filluan dhe radhët në Durrës janë plot! Një super manifestim demokracie! Bravo demokratëve! Bashkë drejt ndryshimit dhe fitores më 11 maj ”
#Radhët #plot #në #Durrës #primaret #janë #një #super #manifestim #demokracie
Java News